Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Me këtë rast, ai ka lutur qytetarët që t’i shmangin vizitat familjare dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre, njofton Klan Kosova.
“Sot, në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, përveç urimit, dua t'ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj, duke e ditur se sa e rëndësishme dhe e shenjtë është kjo festë për Ju”.
“Të gjithë ne, do të donim që sot të takonim familjarët dhe të vazhdonim traditën tonë festive, por gjendja është kritike, prandaj secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirësohet kjo gjendje”.
“Ju lus që këtë Bajram ta festoni në shtëpi! Këtë herë, urimet më të mira janë urimet nga larg! Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.