Kamera është një nga elementet shumë me rëndësi për një smartfon.
Deri tani ato janë përmirësuar shumë – aq shumë sa me to mund të xhirosh video të rezolucionit 4K.
Por zakonisht një kamerë, e cilitdo smartfon, çalon në një nga dimensionet – dritë-hije, kualitet të pikselëve, shtrirje dinamike, vërtetësi të ngjyrave etj.
Për të përmirësuar të gjitha këto Asus ka prodhuar telefonin ZenFone Zoom – sepse ka një kamerë 13MP që zë një pjesë të madhe të telefonit me zmadhim optik 3X.
Kamera po ashtu ka auto-fokus laserik, blic të dyfishtë LED dhe një kamerë për selfie me kualitet 5MP.
Nga ana tjetër telefoni ka 4GB RAM, bateri 3000 mAh dhe operon mbi Andorid Lollipop.
Asus ka krijuar dy versione të telefonit: me 64GB memorie dhe procesor 2.4 GHz QuadCore dhe 128 GB memorie dhe 2,5 GHz QuadCore.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.