Kryetarllëkun nuk do që ta lë.
Izmir Zeqiri nga PDK-ja s’e ka ndërmend të tërhiqet nga pozita e të parit të Zubin Potokut për çka edhe u betua veç javën e kaluar.
Zgjedhjet e reja në katër komunat veriore, ai nuk po i sheh si zgjidhje të duhur.
“Do një analizë pse duhet të hyhet ne zgjedhje, a ka ndonjë element të tërheqjes dhe çka mund të prodhojë më pas kjo”, shprehet ai për Klan Kosova.
Për më tepër, Zeqiri beson se do të arrijë të punojë, ani se pozitën e kryetarit po e ushtron në zyrën e komuniteteve në fshatin e tij Çabër, e madje s’ka as kabinet, por që megjithatë agjendën e takimeve thotë se e ka të ngjeshur.
Kreu i sapozgjedhur i Zubin Potokut thekson se jo veç dita e premte kur hyri në objektin e komunës ishte e rëndë, por edhe çdo ditë tjetër pasuese duke dalë kështu jashtë parashikimeve të tij për rrjedhën e ngjarjeve pas betimit si kryetar i komunës me shumicë serbe.
https://www.youtube.com/watch?v=7qPep7OoNho
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.