Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është takuar me ministren për Dialog, Edita Tahiri.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ai është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, si dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë nesër ai pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama.
Në agjendën e vizititës së zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë nuk figuron askund takimi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.