Mësimi i planifikuar të mbahet të shtunën si zëvendësim i 11 prillit, që ka qenë pushim për festë zyrtare, ka dështuar në një mori shkollash në kryeqytet.
Në mëngjes, mësimdhënësit kanë dalë në punë, por numri i nxënësve që kanë ardhur për të vijuar mësimin ka qenë shumë i vogël dhe e ka pamundësuar procesin mësimor.
Edhe në shkollat ku orët po mbahen, më shumë se gjysma e fëmijëve nuk kanë shkuar, kjo si pasojë e qëndrimit të prindërve që të mos respektojnë vendimet për t’u zëvendësuar orët të shtunave.
Ministria e Arsimit në kalendarin e rishikuar të vitit shkollor nuk ka paraparë pushim për Pashkët Katolike, ani pse të njëjtat janë në festat zyrtare.
Vendimi që erdhi si pasojë e humbjeve në grevën mbi njëmujore, i detyroi drejtoritë komunale të arsimit që në rast se pushojnë më 11 prill, të njëjtën duhet ta zëvendësojnë, gjë të cilën Prishtina e ka planifikuar për këtë të shtunë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=NteXlCEUqZk&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.