Kurdo që do të caktohen zgjedhjet lokale në 4 komunat serbe në veri, atodo jenë të 10-tat të jashtëzakonshme lokale që nga shpallja e Pavarësisë.
Istogu, Rahoveci më 2010, Kaçaniku e Ferizaj më 2012 e dy vjet më vonë edhe Mitrovica e Veriut ishin komunat ku nisën zgjedhjet e pazakonshme lokale.
Gjatë 2015-ës pati votime para kohe në Graçanicë e më 2016 në Drenas. Në 4 komunat veriore më 2019, e një vit më vonë Podujeva me Mitrovicën e Veriut.
Për shoqërinë civile zgjedhjet e shpeshta dëmtojnë kualitetin e jetës së qytetarëve, dhe harxhohet edhe buxheti.
Votimet e jashtëzakonshme për ata që i organizojnë kërkon përkushtim, shkaku i afatit të shkurtër prej 45 ditësh në dispozicion.
https://www.youtube.com/watch?v=MG7TM6Hzd38
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.