Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale.
Qytetarët atje do të zgjedhin se kush do t'i udhëheq komunat gjatë katër vjetëve të ardhshme.
Garë shumë interesante pritet të zhvillohet në komunat me shumicë shqiptare, njofton Klankosova.tv.
Procesin e votimit po e përcjellë nga afër edhe Klan Kosova me ekipet e veta.
Kërkesa nga më të ndryshmet u paraqitën nga qytetarët, derisa në një nga vendvotimet në Tetovë u kërkua edhe përfundimi i rrugës që e lidhë këtë komunë me Prizrenin.
"Unë sa e shoh tani janë realizuar plot projekte. Janë shtruar rrugë, janë bërë kanalizime. Ka projekte që i kanë qitë kandidatët në propozim, ai që fiton ishalla i ecën projekti.
Është projekte "Kodra e Diellit", është tuneli që lidhë Prizrenin me Tetovën", deklaroi një qytetar.
Derisa menaxheri i qendrës së votimit "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë, Buran Musliu, tha për Klan Kosovën se gjithçka po shkon mbarë sa i përket procesit të votimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.