Situata e tensionuar nuk i zmbrapsë nga qëllimi që kanë për të fituar udhëheqësinë komunale, tre kandidatë që garojnë për Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun e Zveçanin.
Betim Osmani, që dëshiron udhëheqjen me Mitrovicën e Veriut, thotë se me shtyerjen e zgjedhjeve do të demtohej kredibiliteti i vendit.
Derisa sipas, Izmir Zeqiri, që garon për komunën e Zubin Potokut, në kësi situate zgjedhjet nuk janë problem të mbahen.
E një mendje me ta është edhe Sladjana Pantoviq, që tensionet në prag të zgjedhjeve i duken të zakonshme.
“Që nga vitit 2013 kur Lista Serbe hyri në garë, në çdo palë zgjedhje ka pasur incidente. E mbytën Oliver Ivanoviqin. E mbytën Dimitrije Janiqijeviqin. E rrahën Pantiqin. Hynë në maskuar në vendet e votimit dhe i morën kutitë me vota”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.
Kanditatët u bënë thirrje banorëve verior, pa dallim, të dalin në zgjedhje që procesi të jetë sa më demokratik.
https://www.youtube.com/watch?v=Akv-PMMyWMw
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.