Fishekzjarre u lëshuan sonte afër selisë së shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Maqedoninë e Veriut, kjo pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit atje.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Bellagoshi, e cila e ka përcjellë nga afër këtë proces nga Komuna e Çairit, ka thënë se nuk dihet kush festonte me ato fishekzjarre.
Por e njëjta theksoi se nga AKI-ja, jozyrtarisht kanë thënë për Klan Kosovën se kanë informacione që deri tani në Çair është duke prirë kandidati i tyre për kryetar, Bujar Osmani, në krahasim me atë të VLEN-it, Izet Mexhiti.
Sipas Bellagoshit, nga VLEN-i, në një konferencë për media, i kanë përgëzuar maqedonasit për një proces demokratik që kanë mbajtur sot dhe kanë thënë se janë të parët në disa komuna. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=hb5AtbY40Hk
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.