Fushatat përmbyllëse të dy partive më të mëdha në Shqipëri, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, do të zhvillohen sot.
Përgatitjet finale për këtë ditë kanë nisur, ndërsa zëdhënësit e këtyre partive kanë bërë të ditur në një bisedë me gazetaren Altiana Zogaj, se do të zhvillohen biseda të rëndësishme dhe aktivitete për të përmbyllur fushatën.
Sonte nga ora 19:00 pritet që fushata përmbyllëse të ketë një numër të madh pjesëmarrësish, ku të dyja palët do të përpiqen të arrijnë mbështetje maksimale para ditës së zgjedhjeve.
Ndiqni detajet shtesë nga Zogaj, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova:
https://youtu.be/5B1iuK6vrvQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.