Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga zonja e parë, kanë hedhur votën për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Kreu i shtetit apeloi që procesi zgjedhor të vijojë i qetë dhe kërkoi nga qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Çifti presidencial votoi te shkolla “Kongresi i Lushnjës”.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.