Çabra e Zubin Potokut të dielën e 23 prillit pati një privilegj që mbase s’e ka pasur kurrë.
Nga votat në këtë qendër votimi u vendos edhe fati i kryetarit të ri të komunës. Pavarësisht pritjeve, 3 pikat e tjera me mbi pesëmijë qytetarë me të drejtë vote regjistruan zero votues.
Vendvotimin shqiptar e vizitoi edhe kreu i KQZ-së, që u shpreh i lumtur që s`pati incidente. Heshtjen e theu kandidati për kryetar nga VV-ja, kur përmendi ndikimin serb në zgjedhje.
I tillë nuk ishte edhe rezultati që doli një orë pasi u mbyll ky vendvotim. E kryetari i dalë nga këto zgjedhje, tregoi se nuk ka hatër mbetje me oponentët. Anash Zeqiri nuk do ta lë as komunitetin serb.
Në Zubin Potok të drejtë vote kishin 6661 qytetarë, derisa në zgjedhje votuan 385.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO
https://www.youtube.com/watch?v=mPhVBmmbff0
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.