Ka pesë muaj që katër komunat në veri janë pa zot shtëpie.
Zgjedhjet e reja janë paraparë të mbahen më 18 prill, por sfidë mbeten objektet ku do të mbahen ato pasi Lista Serbe i bojkotoi, njësoj po veprojnë edhe udhëheqësit e shkollave kur rëndom mbahet procesi i votimit.
E për dikë që mëton të marrë pushtetin në Mitrovicë të Veriut, mos mbajtja e zgjedhjeve nëpër shkolla është hije e keqe për Kosovën.
Më shumë se për vendin sipas aktivistëve në veri, rëndësi ka të mos rrezikohet jeta e qytetarëve.
Kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut u dorëhoqën në nëntor si pakënaqësi për heqjen e targave KM.
Për detajet e procesit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj një takim të enjten.
https://www.youtube.com/watch?v=PB8VHA6NGNs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.