30 mijë konsumatorë do të ngrohen me koogjenerim në kryeqytet nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes.
Kështu deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili bashkë me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes publike Termokos, Fisinik Osmani i bënë inspektimin e punimeve të cilat po bëhen në vendosjen e gypave të ngrohjes në rrugën “Ukshin Hoti”, raporton Klan Kosova.
Osmani bëri me dije se nga punimet e këtushme do të kyçen në koogjenerim 30 objekte kolektive banesore në lagjen “Arbëria” të cilat do të ngrohen nga Termokos-i nga 15 tetori i këtij viti. /Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=QTUo7OBeu7c
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.