Janë të shumtë ata që e kanë problem zgjimin në mëngjes.
Për të qenë të sigurt se do tw hapin sytë në orën e duhur për të shkuar në punë ose shkollë, ata aktivozojnw zilen e zgjimit që të bjerë disa herë.
Mirëpo, një aplikacion i ri do t'ju bëjë të zgjoheni me zilen e parë, pasi nuk do pushojë derisa të bëni një “selfie”.
Aplikacioni i quajtur “Snap Me Up” do t'ju kërkojë që për të ndalur zilen, të bëni një “selfie”.
Alarmi mund të mos ndalojë, nëse vë re që sytë tuaj ende janë të mbyllur.
Po ashtu, për të bërë “selfie” do t'ju duhet të ndizni dritën, e më pas nëse dëshironi, foton mund ta shpërndani edhe në rrjete sociale.
“Snap Me Up” do t'u pëlqejë edhe personave që e kanë të zakonshme një “selfie” në mëngjes.
Aktualisht, aplikacionin mund ta shkarkojnë vetëm personat që kanë Android.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.