Aktorja kryesore në filmin "Zgjoi", Yllka Gashi, i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që e kanë ofruar për rrugëtimin për t'u nominuar për Oscars.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se “Zgjoi” solli gëzim e i bëri krenarë të gjithë dhe shkroi histori të re për kinematografinë kosovare.
"Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falënderuese! Faleminderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!"
"Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori, duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të akademisë. Kosova ka shumë talente e rrëfime autentike, të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë faleminderit nga zemra!" ka thënë Gashi, transmeton Klankosova.tv.
Filmi "Zgjoi" sot nuk ka arritur që të nominohet për Oscars.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.