Sot ka mënyra të ndryshme për të zhbllokuar telefonin. Për shembull, duke përdorur një fjalëkalim, sensorin e gjurmëve të gishtave, teknologjinë e skanimit të irisit të syrit, njohjes së fytyrës e shumë të tjera.
Por, gjigandi Amazon po mendon për krijimin e një veçorie të re të sigurisë, që mbështetet tek forma e veshit për të zhbllokuar telefonin.
Meqë forma e veshëve është unike për çdo person, atëherë kjo veçori mund të rezultojë e mirë për sigurimin e telefonave inteligjentë.
Për këtë teknologji kompania ka siguruar një patentë.
Aktualisht, pavarësisht sigurisë, të gjithë mund t’i përgjigjen një telefonate në telefonin tuaj. Por nëse do të përdorej veçoria e zhbllokimit me vesh, atëherë telefoni do të aktivizohet vetëm nëse do të vendoset tek veshi i pronarit, i cili mund të zhbllokojë dhe t’i përgjigjet telefonatës njëkohësisht.
Meqë është akoma një patentë, nuk mund të themi me siguri nëse Amazon do ta përfshijë atë tek pajisjet e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=V1LeG8fQiME
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.