Një burrë është zhdukur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, që nga e mërkura.
Zhdukjen në Polici e ka raportuar nëna e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas organeve të rendit, i njëjti ende nuk është gjetur, derisa hetimet po vijojnë.
“Ankuesja ka njoftuar policinë se djali i saj mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.