Bajram Gashi, me prejardhje nga Kosova dhe me vendbanim në Rijekë të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje tek autoritetet lokale në Kroaci të cilët kanë konfirmuar se veprimet për gjetjen e Gashit janë në vazhdim, raporton Klankosova.tv.
"Dëshirojmë t'ju informojmë se më 20 prill, policia në Mali Losinj mori një raport nga një shtetas kroat në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tij, një shtetasi 62-vjeçar të Kosovës, i cili kishte qenë për vizitë tek ata më 14 prill. Si rrjedhojë, dje, zhdukja e shtetasit 62-vjeçar të Kosovës u njoftua në sistemin NENO të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kroacisë, dhe po merren masa dhe veprime për të gjetur personin e lartpërmendur", thuhet në përgjigjje zyrtare.
KlanKosova.tv, ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë përgjigjje deri në publikimin e këtij artikulli./Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/62-vjecari-bajram-gashi-nga-kosova-zhduket-ne-kroaci-policia-kerkon-ndihme/
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.