Protestat në Iran kanë shkaktuar trazira të mëdha në vend, ku mediat ndërkombëtare raportojnë se mbi 2500 persona janë vrarë.
Ndërkohë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje iranianëve të martën të vazhdojnë protestat, duke premtuar se ndihma është në rrugë e sipër, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, njohësi i politikave në ShBA, Bardh Zherka tha se Amerika tash e sa kohë e sheh Iranin për atë që është me të vërtetë, e që sipas tij, shteti është një satelit rus.
“Unë besoj që Amerika tash e një kohë e sheh Iranin për çka Irani me të vërtetë është. Domethënë thuajse një satelit rus. Irani prej momentit të luftës 12-ditore,e ka humbur kredibilitetin jashtëzakonisht shumë në arenën ndërkombëtare”, tha Zherka në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=rN-foGdhAuo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.