Shtatzënia e saj, të cilën synonte ta mbante sekret, iu zbulua. Tash ka ardhur edhe një lajm tjetër sa i përket kësaj periudhe të rëndësishme të bukuroshes Vesa Vllasaliu. Një festë, në të cilën do të zbulohet gjinia e bebit, do të mbahet më datë 4 të këtij muaji që nisi sot. E ashtuquajtura “Gender Reveal” për Vesën do të jetë një festë me familjarë dhe miq të afërt, pa dashur ta kthejë atë në një aheng masiv.
Deri në redaksinë e Prive Klan Kosova kanë arritur disa lajme jo fort të këndshme për një çift. Është thënë se MC Kresha është ndarë nga bashkëshortja dhe se shkak për këtë janë bërë disa probleme të vazhdueshme. Por kjo doli të jetë thjesht një thashethem momenti dhe një gënjeshtër e hidhur. Prive KlanKosova kontaktoi MC Kreshën, i cili kategorikisht mohoi që një gjë e tillë ka ndodhur.
Adri dhe Iliriana së fundmi kanë sjellë për publikun një projekt të ri të titulluar “Haram”. Projekti mori vëmendje, si gjithnjë, dhe njëra ndër arsyet kryesore ishte edhe pjesëmarrja e Xhenetës në klip, teksa në duar mbante një bluzë, për të cilën mediat aluduan se ishte e Gjestit. Ajo që u vërtetua nga Prive Klan Kosova është se kënga me të cilën çifti erdhi së fundmi është kopja e një kënge turke me titull “Haram Olsan”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=O19u8VKMZmg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.