Në lagjen Karposh të Shkupit, që nga java e kaluar po bëhen gërmime për varreza antike. Një nga ato që u gjet, po ruhet me shumë kujdes.
Kjo pasi në të është i gdhendur një tog fjalësh “Dardanus”, që dëshmon prezencën e dardanëve në kryeqyetitn e Maqesonisë së Veriut.
Çfarëdo që zbulohet në këto gërmime ato nuk do të humbin. Këtë premtim e dhanë nga qeveria maqedonase që thonë se nuk e lënë që ngjarja që iu ndodhi në Jugosllavi kur pushteti i asaj kohe i zhduki disa këso fakte të rëndësishme për shqiptarët, të iu përsëritet.
Këta pohojnë se për këtë zbulim po bashkëpunojnë edhe me qeveritë në Shqipëri e Kosovë.
Bile, nga kjo e fundit kontribuan edhe në leximin e këtij shkrimi.
Ndonëse jo të tillë, ndihmë këtu ofroi edhe një arkeologe që ckado që po e sheh në këtë vend po e lë pa fjalë.
“Këto janë shumë të rëndësishme për gjithë popullatën këtu, gjitha materialet po fotografohen regjistrohen hulumtohen behet permbledhje e tyre dhe pas punimit vendosen se ku do të vendosen”, tha Vera Antanaskovska, arkeologe.
Për shumicës prej tyre që u gjetën në këtë tokë private planifikohet që të ju bëhet vend në muzeun e shtetit, që të jenë të qashshme edhe për vizitorët.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=AG7ENeqiqJo
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.