Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Washington.
Siç raporton policia atje, një person i kishte hequr rrobat e veta nga trupi dhe kërceu mbi një veturë në lëvizje pas një aksidenti rrugor afër aeroportit Dulles.
Ky incident ndodhi të martën pasdite dhe shkaktoi “vonesa të mëdha në komunikacion” gjatë orës më të ngjeshur rreth aeroportit më të madh ndërkombëtar.
Ky person, i cili nuk u identifikua menjëherë, po përballet me akuza të shumëfishta.
Mëv pas i dyshuari i zhveshur u gjet në pronën e aeroportit Dulles pasi u arratis nga skena e incidentit. Ai më pas u dërgua në spital me lëndime të lehta.
Askush tjetër nuk mori lëndime gjatë këtij aksidenti rrugor, apo siç e cilëson policia si “një sulm ndaj veturës kalimtare”, transmeton Klan Kosova.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.