Zhytësi Karl Bly, i cili u bë lajm në vitin 2020 kur gjeti një këmbë proteze nën ujë dhe ia ktheu pronarit të saj, tha se po notonte në Lumin Amerikan në zonën e Sakramentos kur gjeti unazën prej ari.
“Nuk mund të them nëse ka qenë në ujë për një ditë apo një vit”, deklaroi ai për KOVT-TV.
Bly postoi videon e gjetjes së tij në Facebook, në të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale ishin në gjendje ta lidhnin me Adam Papini, i cili e kishte humbur këtë unazë martesë në lum. Ai tha se e kishte kërkuar edhe vet unazën në fjalë, por nuk kishte pasur sukses në gjetje.
“Menjëherë shkova në dyqan dhe bleva veshje zhytjeje dhe kam bërë kërkim në fund të lumit. Për disa arsye, ende kisha besim se do a gjeja”, tha ai.
Bly dhe Papini u takuan personalisht për ta shkëmbyer unazën.
“Do ta mbaj mend këtë moment për gjithë jetën time dhe përfundimisht do t’ua tregoj nipërve e mbesave të mia”, tha Papini.
https://www.youtube.com/watch?v=lCSyBwMzDR4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.