Lajmet e fundit

Çdo kush e di, që Zinedine Zidane, është tejet i talentuar në futboll.
Por si duket, futbolli nuk është talenti i tij i vetëm, sepse ai është shumë i talentuar edhe në ragbi, transmeton Klan Kosova.
Ai të martën ka luajtur një lojë miqësore me ekipin e ragbit Toulon, të cilën ata e kanë lujatur si një lojë gjysmë futbolli e gjysmë ragbi.
Futbollistët në pjesën e parë ishin para me 6-3, mirëpo më vonë u mposhtën me 32-26 nga lojtarët e ragbit.
Sidoqoftë, është një moment i mrekullueshëm i Zidanit gjatë sekondës së 16 në video, ku shihet se ai është mjeshtër i secilës lojë me top.
https://www.youtube.com/watch?t=18&v=S7InCCKPoa4