Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë riciklimi në qytetin Adana të Turqisë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë ndërhyrjen.
Sipas informacioneve, zjarri nisi në orët e mëngjesit në lagjen Sarıhamzalı të distriktit Seyhan dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë fabrikën.
Në vendngjarje u dërguan shumë ekipe zjarrfikëse, policie dhe shërbime emergjente,
raporton TRT, transmeton Klankosova.tv
Aktualisht, autoritetet po punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ohydlEJwhYQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.