Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në Mitrovicën e Veriut.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Petrit Fejza, shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
"Kemi shkuar bashkë edhe me zjarrfikësit, kemi intervenuar. Nuk ka asnjë të lënduar", deklaroi Fejza për Klankosova.tv.
Fejza theksoi se në një banesë atje një pajisje e kuzhinës ka pasur defekt.
"Janë shkaktuar vetëm dëme materiale", theksoi ai./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.