Dy automjete u shkrumbuan nga flakët mesditën e sotme në Durrës, ndërsa të tjerat arritën të shpëtohen.
Zjarrfikësit u angazhuan me disa mjete për neutralizimin e zjarrit, duke arritur të parandalojnë përhapjen e tij dhe të shpëtojnë tre automjete të tjera që ndodheshin pranë, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e flakëve që sollën djegien e dy mjeteve.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.