Rreth orës 00:10 të 1 janarit, është raportuar për një zjarr në Podujeve, që kishte përfshirë një depo të ushqimit për kafshë (pleme), duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informatave të Policisë së Kosovës, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm të natyrës materiale.
Njësitet përkatëse të Policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejme të zjarrit.
Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që autoritetet janë duke hetuar shkaqet e zjarrit.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të kafshëve (pleme) dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.