Një zjarr është përhapur pasditen e sotme në fshatin Torinë të Lipjanit.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se flakët kanë kapluar zonën përreth maleve dhe u janë afruar shtëpive.
Një banor që ka dërguar pamje poashtu ka bërë të ditur se një shtëpi është duke u djegur.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.