Zjarret në zonën e Delvinës po përhapen me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe duke rrezikuar drejtpërdrejt banesa dhe jetën e banorëve.
Sipas raportimeve të ABC News, situata paraqitet tepër e vështirë dhe e rrezikshme. Forcat zjarrfikëse janë të angazhuara në vijën e parë të frontit, ndërkohë që ndërhyrja ajrore po vazhdon në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar evakuimin e banorëve nga tre fshatra të prekur nga zjarri, për shkak të afërsisë me vatrat aktive dhe rrezikut në rritje për jetën dhe pronën e tyre.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.