Zjarrëfikësit e Ferizajt kanë filluar një fushatë vetëdijësuese për mbrojtje nga zjarri.
Të njëjtit po shpërndajnë broshura me këshilla, në zona rurale e ato urbane.
Fillimi i kësaj fushatë vetedijësuese u tha se do të ndikojë në uljen e rasteve ku flakët vihen qëllimshëm sidomos në javët në vazhdim ku janë paralajmëruar temperatura të larta, njofton Klankosova.tv.
Në fletushkat e shpërndara janë të shkruar edhe numrat e telefonit për urgjenca por edhe mënyrat se si zjarret fillestare të fiken pa pasur nevojë të lajmërohen zjarrëfikësat.
https://www.youtube.com/watch?v=7P9abL-Z0oY
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.