Zjarrfikësit në Londër përdorën ushqime për qen dhe një shkallë rrotulluese për të shpëtuar një husky të gjetur të bllokuar në një parvaz të dritares.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se ekuipazhet iu përgjigjën një shtëpie në të cilën qeni ishte ulur në një parvaz të ngushtë, pasi me sa duket doli nga një dritare dhe e gjeti veten pa hapësirë të mjaftueshme për t'u kthyer.
"Kur mbërritëm në shtëpi, fillimisht kërkuam mbështetjen e RSPCA-së dhe një kujdestari të qenve të Policisë Metropolitane, por mundëm të shihnim që qeni po qante dhe ishim të shqetësuar se do të binte sepse parvazi ishte aq i ngushtë dhe nuk mundej të kthehej brenda", tha zjarrfikësi Dan Poullais në një njoftim për shtyp.
Ai shtoi se ekipi vendosi të përdorte një shkallë rrotulluese me një kafaz në fund për të tentuar shpëtimin.
"Zjarrfikësi kryesor Nick Michael, i cili i do qentë, u ngjit në shkallë për të përfunduar shpëtimin i “armatosur” me disa ushqime për qentë që ishin dhënë nga fqinjët", tha Poullais. "Ai arriti me sukss dhe qeni zbriti në mënyrë të sigurt në tokë, ku filloi të qetësohej".
Ai tha se qeni ishte vetëm në shtëpi në kohën e shpëtimit, por më vonë u ribashkua me pronarët e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.