Lajmet e fundit

21-vjeçarja u arrestua në tetor të vitit 2019 për “korrupsion” dhe “blasfemi” dhe u dënua me 10 vjet burg por u lirua pas 14 muajsh, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv
Lirimi i saj vjen pas javësh protestash të gjera në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, e vrarë në paraburgim nga policia, pasi u arrestua për mosmbajtje të hixhabit.
Khishavand tha se donte të bëhej e famshme që nga fëmijëria dhe kishte vazhduar të përdorte 'make-up' dhe të redakonte fotot e saj me Photoshop për të rritur ndjekësit e saj në Instagram.
"Hapësira kibernetike ishte një mënyrë e lehtë. Ishte shumë më e lehtë sesa të bëhesha aktore”, kishte thënë ajo.
Ajo tha se kishte bërë disa procedura kozmetike, duke përfshirë një ndërhyrje në hundë, mbushje buzësh dhe liposuksion, por theksoi se imazhet famëkeqe ishin për shkak të grimit.
Ajo kishte pohuar më parë se kishte bërë më shumë se 50 operacione në përpjekjen e saj për t'u dukur si aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie.