Një avokat nga Teksasi, që ishte duke marr pjesë në një seancë dëgjimore virtuale përmes programit “Zoom”, duhej të sqarohej se nuk është “mace”, teksa nuk ishte në gjendje të hiqte një filter që e ktheu fytyrën e tij në një kotele.
Një video e seancës dëgjimore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, e postuar në Youtube, tregon avokatin Rod Ponton duke ‘luftuar’ me disa vështirësi teknike, kur hyri në takim dhe pa që fotoja e tij ishte zëvendësuar me imazhin e fytyrës së një maceje.
“Jam këtu drejtpërdrejt. Nuk jam mace”, thotë Ponton në video.
Gjykatësi Roy Ferguson, i cili kryeson qarkun, postoi në Twitter klipin nga videoja si një kujdes për profesionistët e tjerë të gjykatës.
“KËSHILLA E RËNDËSISHME PËR ZOOM: Nëse një fëmijë ka përdorur kompjuterin tuaj para se të kyçeni në dëgjimin virtual, kontrollojini opsionet e videos së Zoom, për t’u siguruar që filtrat janë të fikur”.
Ponton tha se e kishte përdorur kompjuterin e huazuar nga sekretarja e tij. Ai shtoi se më pas kishte mësuar se si t’i çaktivizonte efektet dhe seanca dëgjimore vazhdoi pa incidente të mëtejme.
https://www.youtube.com/watch?v=KxlPGPupdd8&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.