I akuzuari për krime lufte, Zoran Vukotiq, është shpallur fajtor sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Klankosova.tv
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka përcjellë nga afër shpalljen e aktgjykimit, ka njoftuar se Vukotiq u dënua me 15 vjet burgim.
Vukotiq u dënua për pikën e akuzës, në të cilën ngarkohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri, ndërsa për pikat e tjera, është liruar nga akuzat./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.