Studiuesja e fesë, Ikballe Huduti, astrologjia Antigona Kotori dhe këngëtari Labinot Rexha ishin të ftuar në “Weekend” në Klan Kosova për të diskutuar lidhur me besëtytnitë.
Huduti tha se magjia e zezë njihet si "sehir".
“Ekziston në Kuran, dhe në kohërat e lashta. Por jo ajo magji që ne e njohim. Por është sehire, përndryshe do të thotë “mjeshtëri”, sa ke ti mjeshtëri për me mashtru dike”, tha Huduti, transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, Rexha tha se sipas besimit të tij, magjia është "sprovë", duke shtuar se i ka ndodhur personalisht.
Derisa, sipas Kotorrit, magjia nuk mundet me bë aq thjeshtë, por sipas saj ekziston.
"Shumë gjëra nuk i shohim por ekzistojnë. Ata ndikon te njerëzit që janë të gatshëm për me ndiku", tha Kotori.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=vSk2KejEcWE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.