Zotëria i parë i Kosovës këtë të martë e bëri sefte pritjen e një homologu, meqë kjo ishte hera e parë që në pozitën të cilën e mban nuk e pati përballë një grua.
Prindon Sadriu krah bashkëshortes së tij e priti në takim zotërinë e parë të Hungarisë i cili erdhi së bashku me presidenten Katalin Novak.
Të dy këta i ndoqën nga pas gratë e tyre derisa i përsëritën veprimet që ato bënin. Megjithëkëtë me të përfunduar tapeti i kuq përfundoi edhe detyra e zotërinjve të parë.
Të njëjtit nuk morën pjesë në takimet e brendshme në mes të dy presidenteve, derisa nuk dihet ku qëndruan a çfarë biseduan pa praninë e grave të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=PY2aWGK_9Gg&t=1s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.