“Salih Mustafa asnjëherë nuk ka kryer vrasje dhe as ndaluar e maltretuar njerëz.”
Kështu është përgjigjur avokati i këtij të fundit pas deklarimeve të avokates së viktimave që tha se Mustafa është përgjegjës për vrasje, ndalim arbitrar e trajtim çnjerëzor.
Mbrojtja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se nga data 1 deri më 19 prill 1999, periudhë kjo kur pretendohet të jenë kryer krimet, Mustafa mund të ketë qenë pak herë në kompleksin e Zllashit.
Por, kështu nuk mendon edhe pala tjetër. Pues tha se Mustafa ishte në dijeni se vartësit e tij po kryenin krime dhe nuk bëri gjë për t’i ndaluar ata.
Deklarata përmbyllëse e mbrojtëses së viktimave vjen pasi të martën përfundoi deklarata përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
ZPS kërkoi që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të marrë një dënim prej 35 vjetësh burgim.
https://www.youtube.com/watch?v=WvqUx8-ocgQ
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.