Policia e Kosovës pati një aksion të shtunën në Zubin Potok.
Nga ngarkesa e energjisë elektrike u dëmtuan edhe shumë pajisje shtëpiake të banorëve përreth një shtëpie në Uglar të kësaj komune, çka bëri që Policia e Kosovës të ngrit dyshime për veprimtari të paligjshme.
Ankesat e banorëve rezultuan me bastisje, ku u gjetën e sekuestruan 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Për rastin nuk u arrestua askush, pasi në momentin e aksionit në shtëpi qe vetëm një e moshuar.
Burimet e Klanit bëjnë me dije se janë duke u monitoruar edhe të tjera lokacione në këtë fshat si të dyshuara për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Operimi me aparatura për mihjen e monedhave digjitale në veri të Kosovës, është goxha i favorshëm pasi edhe 24 vjet pas lufte, krejt energjia elektrike që shpenzohet s`evidentohet fare.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=Ieaj65UUGoY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.