Mbledhja e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut u mbajt në fshatin Çabër, të martën, meqë barrikadat pamundësuan shkuarjen në objektin e komunës.
Në seancën, për sigurinë e së cilës po kujdesej policia e KFOR-i, po jepnin betimin 13 asamblistët shqiptarë. Ata zëvendësuan kolegët e tyre të dorëhequr serbë që gjithsej ishin 16, njofton Klan Kosova.
Mandati pritet t’u kalojë edhe tre asamblistëve serbë, që nuk morën pjesë në këtë mbledhje e cila u monitorua nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Shtatë nga këshilltarët e rinj janë nga Vetëvendosje, katër të LDK-së, e dy nga PDK, të cilët emrin e kryesuesit se morën vesh në të njëjtën ditë.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj dhe tre komunave tjera veriore, mbahen më 23 prill.
https://www.youtube.com/watch?v=WsyJ5ZAi2ho
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.