Nga zyra për komunitete në fshatin Çabër u nis herët paradite. Nën asistimin e policisë e mbrojtjes së afërt, kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, mori rrugën për në zyrën e re në objektin zyrtar të komunës, një ditë më parë.
Atje veç kishte filluar mbledhja e serbëve të cilët bllokuan derën e këtij institucioni pas dëgjimit të alarmeve publike, kohë pas kohe, raporton Klan Kosova.
Kjo mbase bëri që kryetari të mos ndalet fare atje por të dërgohet në vendin më të sigurt të asaj zone, në stacionin policor, ku qëndroi disa orë rresht.
Situata po tensionohej edhe më shumë kur qyteti filloi të gumëzhinte nga të shtënat e armëve. Megjithkëtë, plani ishte që ai të niset për në vendin e tij zyrtar të punës, por, fillimisht duhet të bëheshin kushtet.
Kjo doli të jetë pak e vështirë, meqë serbët lokalë kishin shfrytëzuar të moshuarit që t'i vendosin në vijën e parë të kordonit. E për këtë duhej të përdorej edhe gazi lotsjellës.
Mirëpo, largimi nuk qe i lehtë meqë qytetarët lokalë përdorën edhe shok-bomba, që bile shpërthyen shumë afër ekipit të televizionit Klan Kosova.
Pas disa minutash kur situata u fut nën kontroll, kryetari i ri shkeli për herë të parë objektin komunal.
Prej aty u shfaq optimist se gjendja do të përmirësohet, derisa tregoi se është i gatshëm me fillimin e punës nga e hëna.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=iaLoR7T2I-0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.