Rrjeti Facebook ka shpallur se do t’i mbështes burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.
Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, mbrëmë ka thënë se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.
Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rangohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.
Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rrejshme dhe propagandës.
“Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, ka shkruar Zuckerberg.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.