Policia e Kosovës ka mbetur pa drejtues tash e tre muaj. Që prej dorëheqjes së Samedin Mehmetit nga kjo pozitë në gusht, vendin e tij nuk e zuri kurrkush.
Ndonëse konkursi u mbyll para më shumë se një muaji emërimi i shefit të policisë nuk u bë ende.
E zvarritja e procesit po thuhet se është e dëmshme për vendin, sidomos në situatën e tensionuar nëpër të cilën po kalon Kosova pas dorëheqjes së pjesëtarëve serbë nga ky institucion.
Vendin e të parit të këtij institucioni po e synojnë pesë persona, ndër ta edhe një serbe, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës.
https://www.youtube.com/watch?v=itj6VOcNbq8
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.