Pas një viti, Alexander Zverev u kthye për të luajtur në turneun Monte-Carlo Masters 2023 kundër Alexander Bublik.
Pothuajse një vit më parë, tenisti gjerman pësoi një lëndim shumë të rëndë. Tani, Zverev është kthyer nga dëmtimi në garën e Monte-Carlos 2023.
Në setin e parë të ndeshjes, Zverev nuk mundi të ambientohej me lojën e tij prandaj edhe e humbi setin e parë 6-3.
Megjithatë, numri 16-të i botës në tenis u kthye fuqishëm në dy periudhat e radhës. Setin e dytë e fitoi 6-2, ndërsa atë final 6-4.
Me fitore këtë garë e filloi edhe Lorenzo Mussetti.
Italiani e mposhti serbin Miomir Kecmanovic 2-0 me sete 7-6 dhe 6-0 për vetëm 1 orë e 31 minuta.
Edhe bashkëkombësi i Mussettit, Lorenzo Sonego e filloj mbarë Monte Carlo Masters.
Sonego fitoi me rezultat 2-1 kundër francezit Ugo Humbert.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.