Njihet si një prej vendeve me nivelin më të lartë të jetesës, por shpesh sjell risi në teknologji.
Bëhet fjalë për Zvicrën që pranverën e ardhshme, pritet të hedhë në qarkullim autobusë pa shofer. Fillimisht do të hidhen në qarkullim dy autobusë të tillë në qytetin e Sionit.
Këta autobusë janë projektuar të mbajnë deri në 9 persona të rritur. Autobusët do të jenë pjesë e një eksperimenti, për të kuptuar nëse përmbushin parametrat e sigurisë shkruan gazetalajm, dhe nëse në të ardhmen mund të hidhen të tjera mjete.
Ky lloj autobusi nuk kalon mbi 20 kilometra në orë shpejtësi.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.