Ankesat e tyre dhe çdo gjë rreth organizimit të punës, infermierët e SHSKUK-së, nuk kanë më ku ti drejtojnë.
Të paktën kështu po deklaron, Lirije Beqiri e cila për mbi 16 vjet ishte koordinatore në zyrën e infermierisë.
Asaj të hënën i shkoi vendimi nga drejtoria e përgjithshme që të largohet nga ky shërbim, ngase kontrata e saj e fundit një vjeçare ishte përgjegjëse për Infermieri në Laboratorin Mikrobiologjik dhe Koordinim të këtyre profesionistëve në QKUK, gjatë pandemisë.
Kontratë kjo e cila tashmë i ka skaduar, dhe sistemi i saj është bërë në Logopedi, ku Beqiri po e cilëson si degradim profesional.
Kjo e fundit ka thënë për televizionin se përfaqësimi i komuniteti më të madh të shëndetësisë po shuhet.
Derisa edhe për sindikatën e Infermierëve, ky vendim është diskriminues, ngase infermierët më nuk kanë ku të drejtohen për problemet në punë, transferimet, edukimin e vazhdueshëm profesionale, marrjen e referencës dhe të ngjashme.
Sindikalisti Duraku thekson se ka informacione se këta tani e tutje do të menaxhohen direkt nga drejtoresha, Pranvera Zejnullahu Raçi.
Krahas këtyre edhe Oda e Infermierëve ka kërkuar anulimin e këtij vendimi.
Ndërkohë, SHSKUK mohon shuarjen e kësaj zyre.
"Menaxhmenti aktual nuk ka shuar asnjë Zyrë apo Shërbim, por ka trashëguar një Zyrë të tillë, pa kontratë pune ndër vite. Drejtoria aktuale, të apostrofuarën e kësaj Zyre, që përmendet në reagime, e ka gjetur pa kontratë pune për Shërbimin e Infermierisë dhe se nuk bëhet fjalë për shkëputje të kontratës së saj", kanë deklaruar nga drejtoria e ShSKUK-së.
Nga ky institucion thanë se kjo zyrë nuk është e përfshirë në Organogramin e QKUK/ShSKUK, anise i fundit ai i 2018-ës është shfuqizuar nga bordi aktual më 2020.
https://youtu.be/6RWM9HZiAkY
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.