Zyra e Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancë të diskutimit publik lidhur me shqyrtimin e dytë periodik dhe rregullativ, për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për operatorin e sistemit të transmetimit, operatorin e tregut dhe operatorin e sistemit të shpërndarjes.
Këtu përfaqësues nga këta operatorë prezantuan shumën e investimeve të parapara nga ana e tyre për periudhën 2018/22.
Udhëheqësi i departamentit për çmime dhe tarifa, Ymer Fejzullahu, tha se tek këta operatorë në periudha të mëhershme ka pasur një disbalancë të vogël ndërmjet investimeve të lejuara nga ana e tyre.
Ky shtoi se çështja e investimeve të brendshme dhe respektimi i investimeve maksimale ndikon direkt në çmim tek konsumatorët.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.