Zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodriguez, është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme.
Ajo u betua nga vëllai i saj Jorge Rodriguez, i cili, më herët sot, u betua vetë si president i Asamblesë Kombëtare, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv
Rodriguez i ka ftuar SHBA-të të bashkëpunojnë me Venezuelën, por tha se vendi ruan të drejtën e tij për "paqe, zhvillim, sovranitet dhe një të ardhme".
Më parë, djali i udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, foli para asamblesë kombëtare të vendit.
Nicolas Maduro Guerra e quajti të atin "Presidenti Maduro" dhe bëri thirrje për lirimin e tij. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.