Kosova është bërë zyrtarisht anëtari i 206-të i Komiteteve Olimpike Kombëtare, në Asamblenë e Përgjithshme që është duke u mbajtur në Washington.
Vitin e kaluar në Bangkok Kosova ishte pranuar përkohësisht në ANOC, ndër kjo ka qenë vazhdimësi e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka përshëndetur vendimin e ANOC-it, duke u shprehur i bindur se ky vendim ishte i drejt.
“President Bach, ju e keni shprehur shpresën tuaj që t’ia dhuroni Kosovës medaljen e parë olimpike”.
“Prandaj, përgatitu që ta mbash një medalje në duar, sepse ne do ta fitojmë një”, ka thënë Hasani, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.